Pas galaktikut Zidane, Rauli legjendar trajner i Realit të Madridit?

Ish-futbollisti dhe legjenda e Realit të Madridit, Raul Gonzales, ka dëshirë që të marrë licencën profesioniste, më qëllim që të zhvillohet si trajner dhe, si fillim, do që të drejtojë ndonjë ekip të shkollës së të rinjve të klubit “mbretëror”. Në Kastija, pra, në shkollën e futbollit të Realit, tanimë, punon Guri, bashkëlojtari i dikurshëm dhe mik i Raulit.

Sa për kujtesë, Rauli kaloi 15 sezone te Reali i Madridit, me të cilin ka shënuar 307 gola dhe ka fituar 16 trofe, nga të cilat gjashtë tituj në La Liga dhe tre në Champions. Sidoqoftë, që nga vera e kaluar, ai punon në klubin madridas si këshilltar, ndërkohë që shpreson se një ditë atij do të mund t’i jepet që luajë një rol më të rëndësishëm në këtë klub të famshëm dhe gjigant.

Sfidanti.al