Një superagjent izraelit po punon që ta sjellë Nejmarin në Madrid

Po bëhen gjithnjë e më të fortë zërat se Nejmari, gjatë verës së ardhshme, do të largohet nga PSZH-ja dhe do të shpërngulet për te Reali i Madridit, ndërkohë që lajmi më i ri bën të ditur se për transferimin e tij po punon superagjenti izraelit Pini Zahani që, në fakt, është ndër më të mirët në botë. Kontrata e PSZH-së me Nejmarin është deri më 2022, por, sidoqoftë, në të nuk ka klauzolë blerjeje. Zahavi ka shkuar në Madrid, ku do të takohet me presidentin e Realit, Florentino Perez, me të cilin do të bisedojë për transferimin e Nejmarit.

Nejmari, momentalisht, është i dëmtuar dhe, tani për tani, nuk po luan futboll, pasi është operuar dhe po merr veten në Brazil.

Sfidanti.al