I  mbiquajturi “Kasapi i Madridit”,Serhio Ramos ndërron numrin e telefonit!

Stoperi i Realit të Madridit, Serhio Ramos, ka qenë , së fundmi, objektv i një morie kritikash nga katër anët, pasi ai, sipas shumëkujt, dëmtoi qëllimisht në finalen e Champions-it futbollistin më të mirë të Liverpulit, egjiptianin Mohamed Salah, por, sidoqoftë, kritikat më të ashpra në drejtim të tij erdhën nga Egjipti, ku media e atjeshme nuk i kurseu sharjet dhe mallkimet, nga “kasapi i Madridit” deri te “Të ndëshkoftë Allahu”.

Në botën e sotme, lojtarët , sidomos, ata yje, janë mësuar me sharjet dhe kërcënimet, sikurse i kanë ardhur me shumicë kapitenit të Realit, Ramos, dhe familjes së tij. Megjithatë, gjithçka e ka një kufi.

Radio “Kadena Sera” njioftoi se Ramosi, për herë të parë, u përballë me një numër të tillë të madh telefonatash anonime ofenduese dhe kërcënuese në telefonin e tij personal, saqë njoftoi policinë dhe u detyrua që ta ndërrojë numrin e tij privat të telefonit. Tani, këtë punë e kanë marrë në duart e tyre autoritetet përkatëse spanjolle.

Sfidanti.al