Lehtësim për Barcelonën, Pike do të luajë në “El Klasiko”

Nëse një lojtar duhet të stërvitet normalisht që të jetë në gjendje për të luajtur, Gerard Pike këtë po e bën. Mediat sportive spanjolle lajmërojnë se mbrojtësi i qendrës i Barcelonës iu kthye fushës në kompleksin e klubit, në krah të shokëve të tij, dhe po stërvitet me normalitet. Kjo ndodh pikërisht paraditen e kësaj të enjteje, ndërsa El Klasiko ndaj Realit luhet të dielën.

Pike, me shumë gjasë do të udhëtojë me skuadrën drejt Madridit dhe pritet të jetë në formacion për derbin e orës 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Ai u dëmtua në fundin e ndeshjes së Championsit në fushën e Napolit, dhe u nxorr nga loja me shqetësime ne gju, pas një rrëzimi të keq. Kthimi i Pikesë është lajm i rëndësishëm për trajnerin Kike Setien, pasi atij i mungojnë dy mbrojtës të rëndësishëm si Zhordi Alba dhe Sergi Roberto. Barcelona kryeson La Ligën me 2 pikë më shumë sesa Reali pas 25 javësh.

Sfidanti.al