La Liga, nëse nuk fillon në deri në 27 qershor, anulohet për fare!

Sezoni duhet përfunduar në një farë mënyre, kjo është një dëshirë, është një detyrim financiar e sportiv, por “Nëna Natyrë” mund t’i bëjë të pafuqishëm për t’ia dalë. Drejtuesit e Federatës Spanjolle të Futbollit, të Ligës së Futbollit e të klubeve përpiluan skenarët e mundshëm për t’ia dalë mbanë në krizën e koronavirusit. Ka tre variante, që të gjithë të kushtëzuar nga epidemia, dhe rasti më i keq është anulimi.

Kjo do të ndodhte nëse nuk do të ishte e mundshme që La Liga të rifillonte në fundjavën e 27 qershorit. Ai quhet afati i fundit për t’ia dalë, ndryshe nuk do të mund të luhen të gjitha ndeshjet, dhe ashtu siç duhet. Drejtuesit e futbollit spanjoll janë pesimistë për të pasur mundësi që të luajnë me publik, por janë optimistë që nisja e sezonit të nxehtë mund të ndihmojë. Gjithsesi, të gjithë janë të dëshpëruar që Grand Slemi i tenisit në Uimbëlldon do të shtyhet, pra kur nuk luhet dot në qershor në Angli, si do të luhet futboll?

Sfidanti.al