Toti: Të bashkuar si Në Botërorin 2006, por Seria A nuk rinis!

Së bashku me Luka Tonin ia doli t’i bënte një dhuratë shëndetësisë italiane, duke i përgatitur 6 autombulanca për spitalet që do të kenë nevojë. i tillë Françesko Toti, që formoi një “dyshe fituese” me Tonin ashtu si në Kupën e Botës 2006 në Gjermani. “Ambulancat do të jenë për ato spitale që do të kenë më shumë nevojë, – thotë Toti, – pasi në këtë moment nuk ekzistojnë krahina të ndryshme, por ekziston vetëm Italia. Duhet të jemi të bashkuar si në Botërorin 2006 të cilin e fituam”.

Gjithsesi, edhe pse është optimist për suksesin e luftës ndaj virusit, ish-kapiteni i Romës, ka më pak besim për rifillimin e kampionatit. “Mendoj që Seria A nuk do të jetë e mundur që të shpëtohet, – shprehet Toti, – sipas gjasave, do të dalim nga shtëpia në 3-4 maj, por edhe më pas do të ketë shumë kujdes dhe kufizime. Do të jetë e vështirë madje edhe që të fillosh sezonin e ri në korrik”.

Sfidanti.al