Ka mister për Topin e Artë? Me cilën dorë do ta marrë Ronaldo..

Ser Alex Ferguson është i bindur se ylli portugez do të shpallet futbollisti më i mirë i botës për vitin 2016. Ronaldo është favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë, pas triumfeve me Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe Portugalinë në Euro 2016.

I bindur se Ronaldo do ta fitojë këtë çmim është edhe ish-trajneri i tij Alex Ferguson, i cili thotë se me arritjet që ka pasur CR7 gjatë këtij sezoni, askush nuk mund t’i afrohet.

“Arritjet e Ronaldos gjatë këtij viti janë të mrekullueshme, që askush nuk do të mund ta kalojë”, ka thënë Fergi për gazetën Marca.

“Nuk e shoh askënd para tij, duke e ngritur trofeun e Topit të Artë”. Ferguson gjithashtu ka lavdëruar përkushtimin e Ronaldos që ka në punë dhe kjo sipas tij e bën atë më të mirin e botës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *