Jo me penallti ! Mesi thyen edhe një rekord tjetër, kalon Ronaldon

Lionel Mesi, ndeshjen e tij jubilare të 200-të në La Liga, para tifozëve të vet, e shënoi me dinjitet, me golin e tij të 212-të në kampionat në “Kamp Nou”, në fitoren 2-1 ndaj Alveshit në kuadrin e javës së 21-të të Primerës spanjolle. Për Mesin, ky ishte goli i 21-të në La Liga nga goditja e lirë, duke e kaluar Ronaldon që ka 20 të tillë dhe duke u bërë, kështu, ekzekutuesi më i suksesshëm të goditjeve të lira në kampionatin spanjoll.

Po kështu, Mesi, me këtë gol, u bë edhe futbollisti i parë në La Liga që 10 sezone me radhë shënon 20 gola e sipër.