Ky është Modriç: “Është çmenduri të dyshosh te Zidane”!

Mesfushori i Realit të Madridit, Luka Modriç, u vu në mbrojtje të trajnerit të vet, Zinedin Zidane, mbasi Reali i Madridit fitoi 4-1 ndaj Valencias në fushën e kësaj të fundit. Kështu, Reali e kapërceu shokun e që pësoi mbas eliminimit nga Leganesi në çerekfinale të Kupës së Mbretit. “Nuk mund ta besoj se dikush mund të dyshoj te trajneri ynë, mbas të gjithë atyre gjërave që ai ka bërë në këtë klub. Kjo është çmenduri. Të gjithë, ne, e dimë se punët në futboll, herë shkojnë mire dhe herë shkojnë keq. Për këtë arsye, unë i quaj të padrejta kritikat në drejtim të tij. Është normale që ne, të gjithë, e mbështesim atë”, vuri në dukje Modriç.

Zidane, që nga ardhja e tij te Reali, në janar 2016, ka fituar tetë trofe, por, sidoqoftë, në këtë sezon, ekipi i drejtuar nga ai doli shpejt jashtë garës për titullin e kampionit të vendit dhe të Kupës së Mbretit, ndërsa ndodhet në vendin e 4-t, 16 pikë mbrapa Barcelonës së vendit të parë.

sfidanti.al