Kinë, thyejnë rregullat për Covid-19; lojtarët pezullohen 6 muaj

Gjashtë futbollistë të skuadrës kombëtare kineze të U19 janë pezulluar me 6 muaj për thyerje të masava te kontrollit të coronavirusit duke lënë kampin stërvitor në mesnatë për të shkuar në bar për të konsumuar pije. lajmi konfirmohet nga Federata Kineze e Futbollit, ndërkohë që kamp stërvitor për 35 futbollistë në Shanghai nisi në 17 maj.

‘Bëhet fjalë për një thyerje të rëndë të normave të kontrollit të epidemisë të skuadrës dhe ka pasur impakt negativ tek të gjithë pjesëtarët e ekipit-thuhet në deklaratën e Federatës Kineze të Futbollit.

Ky penalizim do të thotë se 6 futbollistët që thyen normat e vendosura nuk do të luajnë me përfaqësuesen kineze të Under 19 deri në 30 nëntor, por pritet që ata të sanksionohen edhe nga klubet respektive.

sfidanti.al