NBA, një klub striptizë ‘tërheq’ fanelen e Harden, shpenzoi 1 mln $ brenda 1 nate

Një festë prej 1 milionë Dollarësh ia vlen të nderohet. Këtë bëri një klub striptizi në Houston që ‘tërhoqi’ në mënyrë simbolike fanelën me nr.13 të James Harden pas shpenzimeve të cmendura që bëri ylli i skuadrës së Rockets në NBA bashkë me stafin e tij brenda një nate në 2017.

Kjo histori doli vetëm tani në dritë falë rapperit Joe Budden në podcastin e tij. James Harden njihet për interesin që ka për këto lloj lokalesh por deri tani askush nuk e dinte se basketbollisti ishte në gjendje që të bënte shpenzonte një shifër prej 1 milionë Dollarësh. Në fund të fundit kjo vlerë prej 1 milionë Dollarësh nuk është ndonjë gjë e madhe për ‘Mjekrën’ e Houston Rockets që për këtë sezon ka nënshkruar një kontratë prej 38.2 milionë Dollarësh edhje pse do të marrë më pak për shkak të reduktimit të pagës  si pasojë e pandemisë coronavirus.

Në sezonin e ardhshëm, harden do të përfitojë 41.2 milionë Dollarë, ndërsa në sezonin 2021/22, paga e basketbollistit do të rritet në 44.3 milionë Dollarë. Deri në pezullimin e NBA, james Harden ishte shënuesi më i mirë i kampionatit me një mesatare prej 34.4 pikësh për ndeshje, niveli i dytë më i lartë në karrierën e tij pas atij prej 36.1 pikësh për ndeshje në sezonin paraardhës.

sfidanti.al