Ndërsa pritet vendimi i Këshillit të Shtetit për apelin e Lionit që kërkon rifillimin e Ligue 1, në Francë shqetësimet për fatet e sistemit të futbollit që është goditur nga coronavirusi, shtynë presidentin e Federatës, Noel Le Graet të kërkojë një takim me presidentin e vendit Emmauel Macron.
Sipas asaj që publikohet te ‘Journal de dimanche’, të Le Graet dhe Macron pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike me presidentin e Federatës që do të kërkojë të diskutojë me Macron për masat në mbështetje të rimëkëmbjes ekonomike të botës së futbollit.
Humbjet e pësuara vetëm nga Federata për shkëk të pandemisë arrijnë në rreth 10 milionë Euro, por impakti është shumë herë më i madh për klubet e futbollit që kanë vlerësuar humbje që variojnë nga 500 në 800 milionë Euro.
sfidanti.al