Inter, një fazë e parë e artë, Konte mund 2 herë Murinjon

Juventus është kampione e dimrit,  teksa e coi në 2 pikë diferencën me Interin, por  objektivi I zikaltërve nuk ka ndryshuar dhe është që të qëndrojë gjithnjë shumë pranë bardhezinjve. Tani në kampionat për skuadrën e Kontes vijnë 3 ndeshje të lehta në letër kundër Leces, Kaljarit dhe Udinezes, sfida nga të cilat në fazën e parë Interi mori 9 pikë të plota.

Faza e parë për Interin mund të përkufizohet si pozitive me skuadrën milaneze që e mbyllën atë me 46 pikë pas 19 ndeshjeve të zhvilluara, dicka që nuk e kishte arritur prej 10 vitesh. Në fakt, Interi aktual ka bërë më mirë edhe se ai I Tripletës me Murinjon që në sezonin 2009/10 e mbylli fazën e parë me 45 pikë të grumbulluara.

Në fakt Konte e mund Murinjon në të dy sezonet e portugezit si interist. Pas luzitanit pati një rënie drastike të Interit; 2010/11 ishte një prej viteve më të dobët me Interin që grumbulloi 29 pikë, sezon që në këtë pikë u kalua vetëm nga 2014/15 kur u grumbullian 26 pikë dhe bëhet fjalë për sezonin e shkarkimit të Mazzarrit në nëntor dhe rikthimit të Mancinit.

Përpara LKontes në dekadën e fundit, Interi pati si rezultatin më të mirë përsa I përket fazës së parë ishte ai I 2017/18 me Spaletin në pankine me 41 pikë të shënuara. Për të gjetur një fazë të parë më të mire se ajo aktuale duhet të kthehemi në kohë pikërisht te sezioni 2006/07 me 51 pikë të shënuara, ndërkohë që Juventus ishte në Serinë B

Sfidanti.al