Hej Xhejms, hajde t’i japim Romës atë që meriton në Itali!

Masimo Ferero, pronari kontravers i Sampdorias, sipas medias italiane, ka plane serioze që të bëhet pronari i ardhshëm i Romës. Ferero, në fakt, është tifoz i madh i Romës dhe, megjithëse është pronar i klubit xhenovez, asnjëherë nuk e ka fshehur afeksionin e tij të madh që ai ka për Romën.
“Sapo Palota (pronar amerikan i Romës) të dalë në pension, unë jam gati. Hej, Xhejms (Palota), hajde t’i japin ‘ujkonjës’ atë që meriton!”, tha pronari i Sampdorias, emri i të cilit, në fakt, edhe më 2014 u lidh me Romën, por atëkohë pronari ose më saktë pronarët amerikanë nuk ishin të interesuar për ta shitur këtë klub të njohur italian.