Guardiola nuk e braktis ‘anijen’; te Manchester City edhe pa Champions League

Pep Guardiola po shfaqet një kapiten I vërtetë që nuk e braktis anijen që është duke u mbytur. Në fakt trajneri katalanas nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester City pavarësisht dënimit nga UEFA me përjashtim nga kompeticionet evropiane në sezonet e ardhshme. Në fakt pas publikimit të vendimit të UEFA, u fol shumë për mundësinë e largimit të Pep Guardiolës nga Citizens, sidomos nëse ikin edhe yjet e kësaj skuadre.

Por sipas ESPN dhe The Times, epilogu do të jetë krejt ndryshe; Guardiola do të qëndrojë të Manchester City. Trajneri katalanas ka besim se apeli I klubit kundër vendimit të UEFA do të pranohet dhe Manchester City do të luajë rregullisht në aktivitetet evropiane, por edhe në rast të kundërt, ai përsëri nuk largohet nga skuadra. Ai u ka komunikuar edhe drejtuesve e futbollistëve  se ka ndërmend të respektojë kontratën që skadon në 2021.

Madje mësohet se në dhomat e zhveshjes ai iu drejtua futbollistëve me këto fjalë: ‘Nuk më intereson se ku do të luajme, eshe sikur të shkojmë në League Tëo, unë do të qëndroj. Ky është momenti për të qëndruar të bashkuar’.

Sfidanti.al