Risia në Champions; nga 1/8 e finaleve jepet trofeu I ri ‘Man of the Match’

Faza e 1/8 të finaleve në Ligën e Kampioneve do të ketë një risi. UEFA ka vendosur që të japë trofeun ‘Man of the Match’ për futbollistin më të mirë të cdo ndeshjeje. Do të jenë vëzhguesit teknikë të qeverisë së futbollit evropian  që do të vendosin për lojtarin fitues të këtij cmimi, një vendim që do të merret në bazë të disa kritereve; pjesëmarrja në momentet vendimtare, pjekuria teknike, krijimtaria, frymëzimi, aftësitë teknike dhe fair play

Vëzhguesit teknikë të UEFA janë ish futbollistë me një eksperiencë të madhe në nivelet më të larta të futbollit evropian. Bëhet fjalë për irlandezin Pat Bonner, rumunin Cosmin Contra, spanjollin Aitor Karanka, irlandezin Robbie Keane, spanjollin Ginez Melendez, anglezin Phil Neville, austriakun Wili Ruttensteiner dhe anglezin Gareth Southgate

Sfidanti.al