Grizman i shqetësuar për ardhjen e Nejmar? Francezi: Si e dini këtë?

Cështja Nejmar këtë verë ka bërë që në merkaton e transferimeve të futbollistëve të lakohen emrat e shumë lojtarëve; Kutinjo, Semedo, Vidal dhe tani po përmendet ai i Grizman. Sipas RMC Sport, sulmuesi francez është i shqetësuar për ardhjen e mundshme të Nejmar te katalanasit. Sipas saj, shqetësimi i Grizman ka të bëjë me minutat që do të ketë në dispozicion në momentin që braziliani do të rikthehet në Camp Nou dhe këtë ai ua ka shfaqur edhe njerëzve më të afërt

Ndërkaq, reagimi i Antuan Grizman nuk vonoi me futbollistin që iu drejtua rrjeteve sociale për të përgënjeshtruar gjithcka është publikuar madje duke përdorur ironinë. ‘Eh, si e dini këtë?-shkruante Grizman në postimin e tij ndaj lajmit të RMC Sport

sfidanti.al