Në SHBA kanë shpërthyer polemikat në prag të turneut të fundit Grand Slam të vitit, US Open dhe protagoniste është zbulimi i këtij viti në tenisin e femrave Koko Gof. Tenistja 15 vjecare është ftuar të marrin pjesë në këtë turne, por duket se janë thyer normat e WTA.
Në fakt WTA ka të drejtë t’u japë maksimumi 3 ftesa lojtareve të moshës 15 vjecare për të marrë pjesë në turnetë madhore dhe Gof duket se iu është përgjigjur të gjitha ftesave që iu bënë.
Koko Gof, që është numri 141 në renditjen WTA, do të marrë pjesë në turneun e Flushing Meadows në Nju Jork edhe pse kemi të bëjmë me një thyerje të normativës së WTA sipas së cilës, tenistet 15 vjecare do të marrin 3 ftesa në vit për turnetë WTA dhe Gof i shfrytëzoi ato pasi ajo mori pjesë në Miami Open, Roland Garros dhe Uimbëlldon.
sfidanti.al