Futbollistë të talentuar që fitojnë edhe ..antipati!

Në botën e futbollit ka shumë lojtarë që janë pagëzuar si antipatikë  nga kundërshtari, por edhe nga vetë tifozët e tij. Ideologji politike, sharje, gjeste në fushë, agresivitet i tejkaluar ndaj kundërshtarit, të gjitha aspektet që nuk favorizojnë një karierrë të qetë. Dhe kur kujton një emër, Mario Baloteli, s’është nga ata që të sforcon kujtesën për ta nderuar në këtë listë.  Thirret “Bady Boy” dhe askush nuk mund t’ia marrë kurorën për shkak të sjelljes si “minë me sahat” në çdo ekip ku ka qënë.

Edhe mbrojtësi i Realit, Pepe, nuk është i dashur për gjestet e tij me tepri agresive ndaj kundërshtarit.  Sikur të mos mjaftonte ndërhyrjet plot rrezik, Pepe është edhe një gjestikulues i talentuar. Të çudit fakti që u bën shoqëri edhe një futbollist i Barçës, Buske, një njeri shumë i lakmuar nga trajnerët për besnikërinë taktike, por shihet ndryshe nga tifozët në shkallët e stadiumit.

Për Buske thonë me ironi se është një simulant aq i zoti sa “këputet si fije bari” në fushë.  Në fund ..ëmbëlsira Ronaldo. Sulmuesi më i fortë në botë është i shquar edhe për arrogancën e tij. Por ai di të bëjë gola. Kur e pyetën nëse e ndihen veten ndopak arrogant, ka dhënë këtë përgjigje: “ Edhe Zoti nuk i do të gjithë. Mos mendoni se bëj prova aktrimi në shtëpi, sepse jam shumë spontan”.