Fiorentina pa stil në largime, Pioli thotë: Më përzunë!

Trajneri 53-vjeçar, Pioli, erdhi te Fiorentina në qershor 2017, kur nënshkroi një kontratë dyvjeçare dhe atij i munguan dy muaj që ta çonte atë deri në fund. Pioli mbeti shumë i zhgënjyer që cilësitë e tij si trajner u vunë në pikëpyetje:
“Unë gjithnjë kam qenë profesionist dhe i përkushtuar, duke patur respektin e të tjerëve. Unë konsideroj se ata më përzunë nga klubi, duke i vënë në pikëpyetje cilësitë e mia profesionale dhe njerëzore”.
Sezonin e kaluar, Fiorentina zuri vendin e 8-të në Serinë A, kurse tani ky klub ndodhet në krizë dhe ka fituar vetëm një në 11 ndeshjet e fundit. Sidoqoftë, Pioli arriti ta çojë Fiorentinën deri në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Sfidanti.al