Finlanda shpërthen në festë, kualifikim historik në Euro 2020

Finlanda do ta ketë të pamundur të harrojë 15 nëntorin, pasi në këtë datë bëri historinë në futboll teksa për herë të parë siguroi pjesëmarrjen në një event madhor. Skuadra skandinave shënoi emrin mes 24 ekipeve pjesëmarrëse në Evropianin e vitit të ardhshëm pas suksesit me Lihtenshtejnin 3-0 në kualifikueset e vlefshme për këtë kompeticion.

Pas mbylljes së takimit, tifozët pushtuan fushën e lojës, ndërkohë që edhe rrugët dhe sheshet e Helsinkit u mbushën nga mijëra tifozë që nuk bënin gjë tjetër vecse këndonin dhe valëvisnin flamujt finlandezë ndërkohë që festimet zgjatën me orë të tëra.

Veriu i Evropës dhuroi një tjetër surprizë në futboll, nëse në 2016 të gjithën u mahnitën nga Islanda, në atë të 2020 do të jetë Finlanda që do të kërkojë t’u fitojë zemrën të gjithëve.

sfidanti.al