Racizëm në Rumani-Suedi, Isak: Më mirë t’i injorojmë

Racizmi shfaqet sërish në futboll dhe ndodhi përsëri në Bukuresht në sfidën mes Rumanisë dhe Suedisë e fituar nga kjo e fundit 2-0, një sukses që i dha mundësinë skuadrës skandinave që të kualifikohet për në Evropian. Objekt i koreve raciste në këtë ndeshje u bë Aleksandër Isak që i dëgjoi këto kore në minutën e 78 kur Suedia i kishte shënuar të dy golat.

Megjithatë, futbollisti 20 vjecar reagoi me një qetësi shumë të mirë teksa theksoi se persona të tillë duhen injoruar.

‘Pasi i thashë arbitrit për koret kundër meje, pranova që të rifilloja lojën-tha Isak-besoj se nuk duhet të dëgjojmë këta persona, është më mirë t’i injorojmë’.

sfidanti.al