FIFA, Infantino I shkruan….Infantinos, omonimit në Serie C: Jam pranë të gjithë futbollistëve

Nga Infantino te Infantino. Numri 1 I futbollit botëror, Gianni I dërgon një letër sulmuesit të Carrarese, Saveriano për të shprehur afërsinë e tij me Serinë C italiane.

‘Mbiemry yt, që është I njëjtë me timin më lejon të shprehem se jam pranë të gjithë futbollistëve  që në këto ditë të trishtuara janë të bllokuar në shtëpi për shkak të pandemisë-shkruan në letrën e tij presidenti I FIFA-ti dhe kolegët e tu jeni një pikë referimi për tifozët, fëmijët. Me nismat tuaja që I shpërndani nëpërmjet rrjeteve sociale, jeni një shembull I edukimit në sjelljet që duhen bërë, sepse shëndeti, e mira më e cmuar që kemi, duhet ruajtur. Pastaj, jeni kaq bujarë teksa shprehni solidaritetin për mjekët dhe infermierët që janë heronjtë tanë modern, kryeni funksione sociale të rëndësishëm që karakterizon Lega Pro në këto javë’.

Infantino, lëvdoi në mënyrë të vecantë sjelljen e sulmuesit lukan

‘në foton tënde që shoqëron nismën e ndërmarrë nga Lega Pro ti shfaq parullën ku lexohet:’sot gjithnjë e më të bashkuar kundër racizmit’-thekson më tej në letrën e tij Infantino-të jam pranë, sepse FIFA ka bërë fushatë kundër cdo lloj manifestimi të racizmut. Vazhdo të jesh një shembull Saveriano. Duke vepruar kështu, dita jote do të jetë e mbushur me gëzimin se largove një kokërrz rëre, sepse të gjithë ne mund të dalim nga kjo krizë më të mirë nga sa ishim kur hymë’.

Sfidanti.al