Emergjenca coronavirus imponon reflektim në boten e futbollit në dy linja kryesore; atë të kampionateve kombëtare dhe atë të kompeticioneve evropiane. Pas ndërprerjes së Champions dhe Europa League, një vendim që u mor pak me vonesë, UEFA tani studion si dhe kur do të mbyllë dy kompeticionet më prestigjoze evropiane për klube.
E përditshmja italiane ‘Corriere Dello Sport’, flet për përparime në këtë cështje pas takimit të zhvilluar të martën mes drejtuesve të UEFA , ECA(Shoqata e Klubeve Evropiane) dhe përfaqësuesve të Ligave Evropiane
Prioritet mbetet cështja e mbylljes së kampionateve kombëtare, secili prej tyre sipas modaliteteve të preferuara por me një linjë kohore të cilën nuk duhet të kalohet; mesi I muajit korrik. Në këtë pikë, ambicia është ajo e rifillimit të Ligës së Kampioneve dhe Europa League duke I ristrukturuar si dy minievropiane që I lejon të mbyllen në vetëm 2 javë.
Në këtë pikë sezoni 2019/2020 do të mbyllej zyrtarisht në gusht dhe lojtarët do të shpëtonin pushimet, ndoshta duke sakrifikuar ndonjë turne veror, edhe pse fillimi I sezonit 2020/2021 do të vinte shumë shpejt duke qenë se në verën e vitit të ardhshëm në program është Evropiani I futbollit.
Sfidanti.al