Vetë Federata ka ndarë veç 45 milionë euro, nëse do të duhen. Këto janë nga të drejtat televizive, dhe mund të përdoren në mënyrë elastike, d.m.th., për t’ua dhënë si ndihmë klubeve gjermanë më shumë në nevojë, tani në situatën e krijuar. Jo vetëm kaq, por gazeta “Bild” njofton se katër klubet kryesorë të Bundesligës, Bajerni, Dortmundi, Lajpcigu dhe Leverkuseni, kanë krijuar një fond prej 20 milionë eurosh për të ndihmuar shoqëritë më në krizë, të kategorisë së parë dhe të Bundesligës së dytë. Nga këto, 12.5 milionë euro janë ndarë nga paratë e të drejtës televizive të Championsit të këtyre 4 klubeve, ndërsa 7.5 milionë janë fonde të tjera të dhëna nga Bajerni, Borusia, Lajpcigu dhe Leverkuseni. “Një shenjë e fortë në kohë të vështira”, – komenton “Bildi”.
Sfidanti.al