Japonia mbetet pa Olimpike, por në maj kthehet futbolli

Për momentin është një hipotezë optimiste e diktuar nga shpresa. Por një ditë pas vendimit zyrtar për shtyrjen e Lojërave Olimpike të Tokios, dicka të bën përshtypje;Lega e Futbollit profesionist në Japoni bëri të ditur se kampionati I Divizionit të Parë do të rifillojë në 9 maj pas një periudhe pushimi prej më shumë se 2 muaj për shkak të shpërthimit të pandemisë coronavirus.

Ai që e komunikoi këtë lajm ishte presidenti I Ligës Mitsuru Murai për agjencinë Kyodo Neës. Të martën e kaluar J-League mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv dhe vendosi të heqë dorë nga plani fillestar për të rinisur aktivitetet futbollistike në 3 prill

Futbolli japonez I pezulloi evenimentet e tij në fund të muajit shkurt për shkak të kërcënimit që I erdhi nga virusi. Ndeshjet e divizionit të dytë J2 do të luihen në 2 maj, ndërsa sezoni I Divizionit të Tretë do të fillojë në 25 prill

Sfidanti.al