Fabregasi nuk është impresionuar nga loja e Kristiano Ronaldos

Çesk Fabregasi nuk bën pjesë në përfaqësuesen spanjolle në këtë Botëror, por kjo nuk do të thotë se ai nuk e ndjek me vëmendje gjithçka që po ndodh në Kupën e Botës Rusi-2018. Ai, gjatë këtij Botërori, ka marrë përsipër që të bëjë një koment të tipit kolonë në shërbimin publik Bi-Bi-Si, gjatë të cillit vuri në dukje se ai nuk është impresinuar shumë nga loja e Kristiano Roaldos, megjithëse, ai, deri tani, ka shënuar katër gola në këtë kampionat btoëror.

“Kristiano Ronaldo ka marrë përsipër një rol të ri te Portugalia, ai po luan, sidomos, përpara, por ne nuk e shohim atë që të vrapoi shumë gjatë të gjithë fushës. Ai, në fakt, është një nga emrat më të mëdhenj në këtë Botëror, duke pasur parasysh golat, pasi ka shënuar katër të tillë. Po, ai po luan mirë, por, nëse e shihni me kujdes lojen e tij, do të konkludoni se çfarë ka bërë ai, ka shënuar një herë nga penalltia, nga një goditje e lirë, një gol nga korneri dhe ka shutuar në drejtim të De Geas që duhet ta kishte pritur atë top, por…. Thjesht, ju nuk mund të thoni se Portugalia ka bërë kombinime të shkëlqyera ose ka aplikuar tiki-takën që të arritjë të shënoi gola të bukur. Ju duhet ta vlerësoni  Ronaldon për atë që bën, por golat e tij vijnë nga ndërprerjet, penalltitë ose gabimet e të tjerëve”, vuri në dukje Fabregasi.

Sa i përket Lionel Mesit, Fabregasi tha se në të njëjtën situatë u ndodh edhe futbollisti argjentinas, por ky nuk është faji i tij. “Sikurse e thashë në analizën time në TV, ai nuk ka mbas vetes ndonjë lojtar kualitativ që të mund ta ndihmojë atë që të ndërmarrë aksionet”, tha ai.

Sfidanti.al