Aventura unikale e zviceraneve: Me traktor të vjetër drejt Kupës së Botës!

Që futbolli është magjik, sidomos, kur përfaqësuesja e vendit tënd luan në Botëror, këtë e dinë të gjithë, prandaj të gjithë tifozët duan që të shkojnë dhe ta shohin kampionatin botëror. Tifozët peruanë pranuan që të pushoheshin nga puna vetëm që të shkonin qoftë edhe pa leje në kampionatin botëror të Rusië, madje shumë prej tyre morën edhe kredi nëpër banka që të vinin në Rusi. Sigurisht, më të lehtë e kanë zviceranët që kanë më shumë para, por edhe që ndodhen edhe më pranë Rusisë, kështu që prej tyre vendosën që të ndërmarrin një aventurë dhe të shkonin në kampionatin botëror të Rusisë me një traktor të vjetër 50-vjeçar.

Beat Shtuderi dhe dy shoket e tij vendosën që të shkonin në Rusi për të parë ndeshjen e përfaqësueses së Zvicrës me një mjet transporti të veçantë, me një traktor të kuq të prodhimit të vitit 1964, të lyer me ngjyrat e flamurit zviceran. Kështi ata e lyen traktorin ose zetorin e tyre, vendosën mbi flamjurin zviceran, u nisën, përshkuan më shumë se 2000 km, mberritën, mbas 12 ditësh epikë, në Kaliningrad dhe e parkuan traktorin e tyre pranë stadiumit të Kalningradit.

I vetmi problem që patën tre aventurierët gjatë aventuës së tyre të gjatë, ndodhi në Poloni, kur ata u ndaluan para se të hynin në token ruse, pasi Shtuderit dhe shokëve të tij iu kërkua që të kalonin testin e alkoolit se mos ishin të dehur që kishin ndërmarë këtë çmenduri…

Sfidanti.al