Jo, jo .. Modriç! Globe Soccer Awards shkon për Ronaldon,

Gjatë vitit 2018 Luka Modric fitoi cdo cmim të mundshëm individual; Topin e Artë, FIFA The Best, Lojtari i UEFA. Por është një trofe që nuk shkoi në duart e tij. Bëhet fjalë për Futbollistin më të mirë të vitit të Globe Soccer, trofeu i të cilit shkoi te Kristiano Ronaldo që e fitoi atë për të tretin vit radhazi dhe të pestin në karrierë. Sulmuesi i Juventusit la pas në këtë garë dy franczët Antuan Grizman dhe Kilian Mbape që gjatë verës fituan Botërorin e Rusisë me skuadrën e tyre përfaqësuese.

Në momentin e marrjes së trofeut në dorë, Ronaldo shprehu mirënjohjen e tij ndaj të gjithëve, përvec skuadrës së Realit të Madridit me të cilin fitoi të vetmin trofe për 2018, Ligën e Kampioneve

Për mua është një nder që marr këtë cmim-tha Ronaldo-Dua të falenderoj Globe Soccer që më dha këtë trofe.Dua të falenderoj edhe të dashurën time, familjen, djalin tim, agjentin dhe miqtë e mi. Ishte një vit i vështirë ku fitova shumë trofe  si Liga e kampioneve .Është dicka e pabesueshme të jem këtu përsëri’

Përvec cmimit për Futbollistin e Vitit u dha edhe trofeu për trajnerin më të mirë që e fitoi pikërisht Didier Deshamps. Skuadra më e mirë u shpall Atletiko Madrid, fitues i Europa League dhe Superkupa e Evropës.  Në të njëjtën kohë u nderuan edhe fabio Kapelo e braziliani Ronaldo që morën në duart e tyre trofeun për Cmimin e karrierës si trajner e futbollist. Padyshim,  agjenti më i mirë u shpall Zhorzh Mendes me portugezin që e fiton këtë cmim për herë të 8 në 10 edicione të Globe Soccer Awards.

Sfidanti.al