Aktivistja australiane, 100 maratona në 100 ditë për ujin!

Quhet Mina Guli, është nga Australia dhe mund të quhet një mesogrua 48-vjeçare. Mina, sidoqoftë, nuk është një mesogrua e zakonshme, por një aktiviste tepër qytetare dhe njeri i socializuar. Ajo ka vendosur të vrapojë 100 maratona në 100 ditë, për të ndërgjegjësuar njerëzimin për problemin e ujit.

“Uji është një gjuhë universale, – shkruajti ajo në Tuiter, – përderisa të gjithë ne jemi të varur me problemin e ujit, ne mund të jemi pjesë e zgjidhjes. Së bashku, mund të bëjmë të mundur që çdo pikë uji të ketë rëndësi”. Sipas disa ekspertëve, në vitin 2030, sasia e ujit në planet do të jetë 40 për qind më pak sesa nevojat e njerëzimit.

Mina e nisi aktivitetin e saj në 4 nëntor 2018 në Maratonën e Nju Jorkut, ndërsa maratonën e 59-të e zhvilloi në një bazen liqeni të tharë në Afrikën e Jugut, që kishte marrë rastësisht formën e një peme pa gjethe (në foto).

Sfidanti.al