“Më falni, por duhet të luani me fanelat e skuadrës tjetër”!

Kështu ndodhi në kategorinë e tretë të Skocisë. Skuadra e Dumbartonit u paraqit në fushën e Stehhoumajerit (Stenhousemuir) me fanela në ngjyrë të kuqe, por kjo binte ndesh me bluzat në ngjyrë vishnje të vendasve. U bë një diskutim i shkurtër dhe gjyqtari i dha drejtim çështjes. “Ju duhet të luani me fanelat rezervë të Stenhousmajerit”, – tha ai.

Ishte fjala për fanelat e përdorura jashtë fushe në sezonin 2017-2018, me ngjyrë të bardhë dhe blu. Futbollistët e Dumbartonit nuk është se e patën me shumë qejf, por nuk kishte zgjidhje tjetër. Gjithsesi, ky ndryshim fanelash, aspak familjar, nuk i pengoi që të merrnin një barazim 2-2.

Sfidanti.al