Mendi, protagonist iluziv, stjuardët e ngatërrojnë me.. ‘pushtues fushe’

Ndodh që një futbollist bëhet protagonist edhe pse nuk luan një ndeshje. Është ky rasti i Benxhamin Mendi, që në përfundim të ndeshjes mes Mancester Sitit dhe Liverpulit hyri në fushën e lojës për të festuar me pjesën tjetër të skuadrës së Citizens fitoren e arritur nga kryesuesve të Premier League.

Në momentin e fërshëllimës së arbitrit, Mendi i veshur me jeans dhe një xhup nuk i rezistoi tundimit për të zbritur në fushën e gjelbër ku u përqafua me Agueron një prej protagonistëve të këtij suksesi për kampionët e Anglisë. Deri këtu nuk ka asgjë të cuditshme. Ai që të bën përshtypje është fakti që stjuardët e stadiumit nuk e njohën mbrojtëzin francez që nuk luan që nga nëntori për arsye dëmtimi dhe e ngatërruan me një tifoz normal që kishte pushtuar fushën dhe tentuan që ta largonin atë nga fusha, një episod që u tregua me humor nga tabloidi The Sun

Por jo vetëm kaq. Mendi në rrjetet sociale u përfshi në një dialog me Agueron që tashmë po bën xhiron e botes. ‘Te dua më shumë se bashkëshortja jote-iu drejtua Mendi, sulmuesit argjentinas një mesazh i shoqëruar me emotikone në formën e zemrës. Mesa duket futbollistët e Mancester Sitit janë më të bashkuar se kurrë dhe besojnë më shumë se kurrë te e famshmja ‘remontada’.

Sfidanti.al