Mancester Siti fillon të dridhet. Skuadra kampione e Anglisë rrezikon përjashtimin nga kompeticionet e UEFA për shkak të mosrespektimit të rregullit të Fair Play Financiar. Ai që e konfirmoi dicka të tillë ishte presidenti i Komitetit të Kontrollit Financiar të UEFA, Iv Lëmetrë i cili deklaroi se nëse dokumentat e zbuluara nga Football Leaks do të konfirmohen atëherë nuk përjashtohet mundësia që mbi Mancester Sitin të aplikohet dënimi më I rëndë i UEFA.
Sipas asaj që publikohet te ‘Telegraph’ dhe ‘Daily Mail’, Lëmetrë iu referua dokumentave të vitit 2015 sipas të cilave Mancester Siti arkëtoi 60 milionë Paund nga pronarët e klubit, Abu Dhabi United Group që ekreu këtë transaksion si formë e pagesës nga sponsorizimi i Etihad
‘Nëse ajo që shkruhet është e vërtetet, atëherë mund të kemi të bëjmë me një problem serioz-tha Lëmetrë-kjo mund të sjellë edhe sanksionin më të rëndë që është përjashtimi nga kompeticionet UEFA. Nëse informacioni i publikuar është i saktë, atëherë bie në kontrast të plotë me atë cfarë është deklaruar. Rregullat e Fair Play Financiar bazohen në sistemin e deklaratave, 3 muaj pas mbylljes së bilanceve të klubeve të cilët janë të detyruart të raportojnë shifrat. Kështu që kërkojmë kontrolle për vërtetësinë e këtyre deklaratave. Llogaritë janë ekzaminuar nga ekspertët e brendshëm e të jashtëm’.
Sfidanti.al