E keni falur portjerin De Gea? Gabime të tillë edhe ndodhin

David de Gea mori një publicitet që ai nuk e donte, duke qenë se ai, sapo filloi kampionati botëror, Rusi-2018, pësoi një gol për fajin e tij të madh, duke ndikuar kështu në rezultatin e përgjithshëm të ndeshjes mes Spanjës dhe Portugalisë (3-3). Portieri i Mançester Junajtdit bëri një gabim kardinal në fund të pjesës së parë, duke i lejuar spanjollët që ta mbyllin pjesën e parë në avantazhin e tyre, ndërkohë që Spanja e ktheu rezultatin në pjesën e dytë, duke kaluar në epërsi 3-2, por, megjithatë, ai (De Hea) pësoi edhe një gol tjetër nga Ronaldo që e barazoi rezultatin në 3-3.

Ndoshta, De Gea është lojtari më i zhgënjyer i kësaj ndeshjeje, duke qenë se bashkëlojtarët e tij e meritonin fitoren, por ai, me gabimin e tij ua mohoi atë shokëve të vetë. Sidoqoftë, ai bëri komentin e tij për golin e pësuar:

“Unë e vendosa gjurin me vonesë, ndërkohë që topi i gjuajtur ishte mjaft i vështirë. Ky është një gabim që edhe ndodh, duke pasur parasysh se Ronaldo gjuan topa të vështirë. Të gjithë ne që veshim dorezat e portierit, e dimë sesa të vështirë janë këto lloj gjuajtjesh. Gabimet ndodhin, por rëndësi ka që unë kam mbështetjen e lojtarëve dhe të trajnerit tim”, vuri në dukje De Gea.

Sfidanti.al