Pogba e godas topin me vesh, hundë ose këmbë, rëndësi ka goli!

Mesfushori i përfaqësueses së Francës, Pol Pogba, thotë se rëndësi ka që Franca e nisi kampionatin botëror me fitore, ndërsa ai pranoi se gjatë shënimit të golit ai pati edhe ndihmën e mbrojtësit kundërshtar. Franca, në fakt, derdhi shumë djersë në ndeshjen kundër Australisë dhe arriti që të fitojë falë teknologjisë VAR, ndërsa arriti që ta thyejë rezistencën e kundërshtarit vetëm në fund të ndeshjes, kur Pogba, mbas një aksioni të tij të shkëlqyer, arriti që të shënoi në portën e “kengurëve”.

“Ky është kampionat botëror, nuk ka më përfaqësuese të dobta. Australia luajti mjaft mirë, sidomos në mbrojtje. Bëhet fjalë për një ekip solid, por, megjithatë, rëndësi ka që ne fituam në ndeshjen e parë, pavarësisht sesa u munduam. Unë, në fakt, lidhur me golin që shënova, kisha edhe pak ndihmën e mbrojtësit.  Por, mua nuk më intereson nëse e godas topin me vesh, hundë ose këmbë, sepse rëndësi ka që topi të kalojë vijën fatale”, vuri në dukje Pgoba mbas fitores 2-1 ndai Australisë.

Sfidanti.al