Dikur ylli Celsit dhe i Frances, Maluda befason me një klub luksemburgas!

Shumë futbollistë të njohur, kur u vjen “fundi”, zakonisht, shkojnë të luajnë në Kinë, SHBA, Katar, Arabinë Saudite…, sepse atje, sikurse dihet, ka para të mëdha. Por ish-lojtari i Celsit dhe i përfaqësueses franceze Floren Maluda, 37 vjeç, ka zgjedhur që të luajë me ekipin luksemburgas, Diferdange. Se përse Maluda ka zgjedhur këtë klub që të luajë në Luksemburg, jep shpjegime presidenti i klubit:

“Ai kërkoi një klub, ku do të mund të stërvitej dhe ne ramë dakord që ai të vinte të luante me neve deri në fund të sezonit. Sidoqoftë, ne kemi 10 vite që jemi një nga tre ekipet më të mirë të vendit tonë”, vuri në dukje ai. Angazhimin e tij të fundit Maluda e ka pasur tek ekipi indian, “Delhi Dinamo”, nga i cili ai u largua në verë të vitit 2017.

Sfidanti.al