Interi nuk di të fitojë më. Zikaltrit bënë një paraqitje të shëmtuar edhe në Ferrara në sfidën ndaj SPAL me të cilën barazuan 1-1 duke e cuar në 7 numrin e ndeshjeve pa fitore në kampionatin italian. Edhe një herë skuadra e Spaletit e pa veten të arrihej nga kundërshtarët në minutën e fundit të sfidës duke treguar sërish paaftësi në administrimin e ritmit dhe zotërimin e topit.
Një autogol i Vikarit i dha avantazhin e pamerituar Interit që gjithsesi nuk ditën ta administrojnë këtë avantazh të falur. Në minutat e fundit, Paloski pas një pasimi të saktë të Antonuçit, goditi me kokë duke mposhtur portierin Handanovic duke shënuar golin e barazimit për SPAL dhe në shkallët e stadiumit festa ishte e gjitha për tifozët e kësaj skuadre. Përsa i përket Interit, kjo skuadër edhe këtë radhë tregoi probleme në aspektin teknik dhe pak personalitet në lojë.
sfidanti.al