Dibala i shkruan Ramisë: Je një hero, dua të njihem me ty

‘Je një hero, dua të të njoh-ky është mesazhi i dërguar nga Paulo Dibala në drejtim të Ramisë, djaloshit me origjinë egjiptianë që evitoi një masakër në një autobus me 51 pasagjerë duke thirrur policinë me telefonin e tij.

Sulmuesi argjentinas i Juventusit pasi mësoi për ngjarjen kërkoi që të hyjë në kontakt me 13 vjecarin kurajoz dhe admirues i Dibalës. ‘Mësova që ke fanelën time dhe për atë cfarë bëre do të më pëlqente të bisedoja me ty. Dhe dua të të ftoj në Allianz Stadium për të parë një ndeshje kur të kesh mundësi-vijonte në mesazhin e tij Paulo Dibala.

Rami shumë i emocionuar iu përgjigj idhullit të tij. ‘Përshëndetje Paulo-shkruante në mesazhin e tij Rami-Jam Rami. Doja që të të thoja se je lojtari im i preferuar. E ndjek Juventusin vetëm sepse je ti, kam edhe fanelën tënde në dhomën time të gjumit. ëndrra ime është që të të takoj sa më shpejt dhe të kaloj një ditë të bukur me ty’.

Është një ëndërr kjo që mund të bëhet realitet të shtunën e ardhshme në sfidën mes Juventusit e Empolit ose në 6 prill kur në Allianz Stadium do të vijë Milani.

sfidanti.al