Meklaren kërcënon me largim nga Formula 1 në vitin 2021

Kjo javë pritet të jetë intensive për Formula 1. Këtë të martë do të mbahet mbledhja e Grupit Strategjik për të prezantuar idetë e Liberty Medias për ndryshimin e rregullores së kompeticionit në vitin 2021. Bëhet fjalë për më shumë modifikime që pritet të zëvendësojnë Paktin e Konkordimit që përfundon në vitin 2020.

Me këtë rast, Zak Braun, dërgoi një mesazh të qartë dhe të fuqishëm drejtuesve të Formula 1 duke i kërcënuar me një largim të mundshëm të Meklarenit nga ky kampionat nëse rregullat e reja nuk zbatohen sipas disa kerkesave. Braun që konsiderohet si mbret i marketingut, dëshiron që të aplikojë presionin në këtë pikë, sic ka bërë më parë edhe ekipe si Ferrari, duke qenë i ndërgjegjshëm se Formula 1 nuk ia lejon këtë luks vetes që rë të humbasë një prej skuderive ikonë dhe me më shumë fansa në botë të kampionatit.

‘Për Meklaren janë dy kërkesa që duhen plotësuar; të qenit fleksibël ekonomikisht dhe që të lejohemi të luftojmë me drejtësi dhe kompetitivitet-tha Braun-nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë ne do të shohim me seriozitet mundësinë e largimit nga Formula 1. Ka njerëz që e shoihin këtë qëndrim si një taktikë për të negociuar, por nëse besojmë se normativa e re nuk ka vendos në pozita kompetitiviteti, do të diskutojmë për pjesëmarrjen ose jo në këtë kompeticion’

Një nga cështjet më të komplikuara në këtë aspekt, është ai ekonomik, me Zak Braun që kërkon një formulë tjetër të të shpërndarjes së të ardhurave pasi historikisht në këtë aspekt më të favorizuarat kanë qenë skuadrat e mëdha dhe që shpërblen ato skuderi që kanë arritur rezultate më të mira në kampionatin paraardhës të Formula 1.
Por pavarësisht kërcënimit, Braun foli me optimizëm në lidhje me akordin,

‘Jam optimist se Formula 1 do të bëjë veprimin e duhur dhe se do të arrijë të nënshkruajë me të 10 skuderitë për të pasur një sport më të mirë dhe më kompetitiv duke nisur nga viti 2021-tha Zak Braun

sfidanti.al