Dështon kalimi i Dibalës te Totenhemi;Juventus ndërron mendje

Paulo Dibala nuk do të shkojë te Totenhemi. Sipas asaj që publikohet në median britanike, Juventus ka ndërruar mendje në lidhje me transferimin e sulmuesit argjentinas te Hotspurs dhe vendosi që të mos e shesë kartonin e futbollistit, edhe pse qarkullojnë zëra që thonë se shkaku i vërtetë i dështimit të bisedimeve u bënë pretendimet e larta të Dibalës për pagën e tij.

Gjithcka ndodhi pak orë përpara mbylljes së merkatos së transferimeve të Premier Leagues angleze që ishte pasditja e së enjtes. Deri në mbrëmjen e së mërkurës u fol për arritjen e një marrëveshjeje mes bardhezinjve dhe Totenhemit për transferimin e Dibalës për vlerën e 70 milionë Eurove

Paulo Dibala ishte shumë pranë kalimit edhe te Mancester Junajtid, por pretendimet e tij për pagën dhe kërkesa e tij për të administruar të drejtat e imazhit në mënyrë të pavarur bënë që edhe bisedimet me Djajtë e Kuq të dështojnë.

sfidanti.al