Lionel Messi nuk është i vetmi që ndëshkohet nga CONMEBOL. Qeveria e futbollit amerikanolatin nuk kursehet as ndaj Gabriel Zhezus teksa e dënoi me 2 muaj pezullim. Sulmuesi brazilian i Mancester Sitit u dënua nga Konfederata Amerikanolatine e Futbollit për sjelljen e tij pas ndëshkimit me karton të kuq në finalen e Copa America që Brazili zhvilloi në 7 korrik ndaj Perusë.
Gabriel Zhezus u bë protagonist në sfidën e zhvilluar në Maracana teksa dha një assist dhe shënoi një gol në fitoren 3-1 të Seleçaos, por 20 minuta para fundit të ndeshjes u ndëshkua me karton të kuq dhe u largua nga fusha e lojës duke goditur kabinën e VAR. Përvec pezullimit 2 mujor, Gabriel Zhezus u dënua edhe me një gjobë prej 30 mijë Dollarësh.
Vendimi për të dënuar Gabriel Zhezus u mor pak ditë pas dënimit të Lionel Messit për deklaratat e tij ndaj CONMEBOL teksa e akuzoi për korrupsion. Kapiteni i Argjentinës u dënua me 3 muaj pezullim dhe me 50 mijë Dollarë gjobë.
sfidanti.al