Covid-19 ka qenë dhe te Barcelona, 5 lojtarë ishin pozitivë

Coronavirus nuk ka kursyer as Barcelonën. 5 futbollistë dhe 2 anëtarë të stafit teknik të klubit spanjollë kanë kaluar sëmundjen. Lajmi bëhet i ditur nga Radio katalanase RAC 1 sipas së cilës  tani të gjithë personat e prekur janë shëruar plotësisht. Mësohet se në testet e kryera në 6 maj u zbulua se në javët perpara kësaj date, 5 lojtarë dhe 2 teknikë edhe pse pa simptoma rezultuan pozitivë me coronavirus, sëmundje të cilën e kaluan me sukses.

Më pas nuk ka pasur më raste pozitive me Covid dhe këtë e vërteton faktin që skuadra katalanase ka nisur stërvitjet në grup të plotë që nga dita e hënë, Të gjithë futbollistët janë në mirë dhe në gjendje që të përgatisin sfidën me Mallorca në fushën e kësaj të fundit të shtunën e 13 qershorit, në orën 22:00.

Sfidanti.al