Mirupafshim Bernabeu! Real Madrid do të luajë në Valdebebas

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, u shkruan anëtarëve të klubit duke bërë të ditur se në ditët e ardhshme do të vlerësohen opsione të ndryshme në lidhje me rimbursimin e të abonuarve që nuk do të kenë mundësi të ndjekin  skuadrën e tyrë në stadium për shkak të masave që ndalojnë praninë e shikuesve në impiant.

Sipas të përditshmes ‘Marca’, Perez bëri edhe një zyrtarizimi; skuadra e Zinedine Zidane do të luajë ndeshjet e mbetura të sezonit në fushën e stadiumit ‘Alfredo di Stefano’ në Valdebebas në mënyrë që të vijojnë pa ndërprerje punimet e rikonstruksionit të tempullit historic të klubit merenges ‘Santiago Bernabeu’.

‘Dua të falenderoj dhe të shpreh mirënjohjen time përsonale anëtarëve që me shumë bujari kanë mbështetur klubin duke hequr dorë nga të drejtat e tyre si pasojë e ndërprerjeve të aktiviteteve agonistike-shkruan Perez në letrën e tij-në ditët e ardhshme do të merrni një komunukatë me ofertat e ndryshme për të abonuarit për të kompesuar biletat e ndeshjeve të sezonit në vijim që sic ishte parashikuar do të luhen me dyer të mbyllura. Për këtë arsye morëm vendimin për të luajtur ndeshjet tona në stadiumin ‘Di Stefano’ në qytetin tonë’

Sfidanti.al