Cilët janë dribluesit më të mirë? Driblojnë dhe .. Mesin e Ronaldon!

Duket befasuese, por kështu është në të vërtetë, pasi një studim përkatës ka përcaktuar dribluesit më të mirë në pesë kampionatet më të fortë të Evropës dhe, midis tyre, nuk ndodhen emrat e Lionel Mesit dhe të Kristiano Ronaldos. Studimi ka përcaktuar se numrin më të madh të driblimeve, të paktën tetë, gjatë një ndeshjeje, e ka realizuar futbollisti i Seltës, Emre Mor, i pasuar nga Nejmari. Po ashtu, i suksesshëm në këtë drejtim është edhe Fabian Delpi i Mançester Sitit, por ai nuk realizon më shumë se një dribling në një ndeshje.

Sipas studimit të lartpërmendur, më i suksesshmi, duke pasur parasysh numrin e driblingeve të realizuar në një ndeshje, është futbollisati i ri i Ajaksit të Amsterdamit, Frenki De Jong, duke arritur, madje, deri në 93 për qind të driblingeve të suksesshëm, ndërkohë që, gjatë një ndeshjeje, ai realizon, mesatarisht, katër driblinge.