Sereso i përgjigjet Ronaldos: Nuk ka fituar 5 Champions, por 3; 2 ndaj Atletikos nuk i fitoi ai

Atletiko fitoi ndaj Juventusit, por tifozët e skuadrës madrilene u irrituan me Kristiano Ronaldo i cili u fërshëllye në Vanda Metropolitano por iu përgjigj duke treguar 5 gishtat e dorës për 5 titujt e fituar në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube. Presidenti i klubit spanjoll iu kundërpërgjigj portugezit nëpërmjet një deklarate që do të diskutohet shumë në media.

‘Kristiano Ronaldo nuk ka fituar 5 Champions League, por vetëm 3-tha Serezo-dy titujt kundër Atletikos nuk i fitoi me të vërtetë’.

Më pas Sereso kritikoi edhe sistemin VAR që anuloi golin e Alvaro Moratës duke bërë që ai të largohet nga shkallët e stadiumit.

‘Varet nga skuadra për të cilën aplikohet, por unë personalisht e kam thënë me kohë që nuk më pëlqen aspak VAR dhe do të vazhdoj ta them-vijoi Sereso që foli edhe për fitoren e skuadrës së tij-ishte një ndeshje e mrekullueshme pavarësisht rezultatit të ngushtë’

sfidanti.al