Aleksis Sançez-Rashford, sa i fortë kontrasti tek Junajtidi

Njëri është lojtari më i paguar i kampionatit, ndërsa tjetri një futbollist me rrogë çfarëdo, edhe pse po shkëlqen. Nuk mund të ishte më i madh kontrasti tek Mançester Junajtidi, mes dy sulmuesve, Aleksis Sançezit dhe Markus Rashfordit. Kileni, që fiton besohet mbi 500 000 paund stërlina në javë, i ka kushtuar shumë shtrenjtë klubit, me një mesatare prej gati 16 000 paundësh për çdo minutë të luajtur (!!!).

Krejt e kundërt është mesatarja për Rashfordin, që është paguar më pak se 700 paund stërlina për minutë. Difernca e Sançezit me të tjerët është kaq e madhe, saqë lë shumë prapa edhe Pol Pogbanë, shënuesin më të mirë të sezonit, që kushton 3 900 paund stërlina për minutë. Përsa i përket kontributit, Pogba ka 14 gola gjithsej këtë sezon, Rashford 10, ndërsa Aleksis Sançez vetëm 2 gola.

Sfidanti.al