Po sikur Barcelona ta turpërojë përsëri Sitin dhe Guardiolën

Barcelonës i mjafton vetëm një barazim ndaj Sitit për të siguruar kalimin në fazën e grupeve, pasi pas tri ndeshjeve ka pikë maksimale. Por, Mançester City, është në rrezik për të humbur vendin e dytë në renditje nga Borusia.M, që është vetëm një pikë prapa në renditje dhe e pret sot në mbrëmje Seltikun.

Ndonëse Sity mposhti Gladbaun 4:0 në turin e parë, skuadra e Pep Guardiolas prapë duhet të udhëtojë në Gjermani, ndeshje që mund të vendos se cila skuadër do t’i bashkohet Barcelonës në 1/8 e finales të “Championsit”.

Ish-trajneri i Barcelonës, Guardiola, është ndëshkuar rëndë në rikthimin e tij në “Camp Nou”. Messi shënoi tre gola në fitoren 4:0 të Barcelonës, ndërsa portieri i Sitit, Claudio Bravo, u përjashtua me karton të kuq dhe do të humbas ndeshjen e kthimit në mbrëmje, në “Etihad”..