Mourinho nis zyrtarisht aventurën në Madrid

Jose Mourinho ka nisur zyrtarisht punën si trajner i Real Madridit, duke u rikthyer në stolin e “Los Blancos” pas 13 vitesh. Tekniku portugez, i njohur si “Special One”, rikthehet në krye të klubit madrilen me objektivin për të përsëritur dhe përmirësuar sukseset e aventurës së tij të parë, ku arriti të fitojë tre trofe të rëndësishëm.

Stafi i Mourinhos do të përbëhet nga disa emra të njohur, mes të cilëve Sami Khedira, Joao Tralhao, Pedro Machado, Antonio Días dhe Nuno Santos.
Në ditët e para të punës së tij, trajneri portugez ka nisur analizën e skuadrës që ka në dispozicion dhe ka zhvilluar bisedat e para me lojtarët. Mourinho do të ketë rreth 40 ditë kohë për të përgatitur ekipin për sezonin e ri dhe për të zbatuar idetë e tij taktike.

Kjo është hera e dytë që Mourinho drejton Real Madridin. Në periudhën e parë, nga viti 2010 deri në 2013, ai fitoi La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, duke i dhënë fund dominimit të Barcelonës në futbollin spanjoll. Tashmë, “Special One” synon të rikthejë mentalitetin fitues në “Santiago Bernabeu” dhe të udhëheqë Realin drejt trofeve të rinj.