Një nga batutat me helm të Skënderbeut pas ndeshjes me rivalët e Partizanit, ka qënë e tillë: “ Nuk fitohet ndeshja nga tribuna VIP”. Aludimi është i pastër: të kuqtë kanë më shumë mbështetje politike dhe “golat” nuk bëhen vetëm me këmbët e futbollistëve. Dhe kur ta thotë Skënderbeu duhet ta besojmë sepse e kanë “vuajtur” këtë sëmundje të trashëguar nga diktatura. Nuk jemi të sinqertë kur vetëm kthejmë kokën pas dhe akuzojmë “golat” e politikës, kur në kohën e demokracisë spektakli është më flagrant.
Askush nuk e do politikën në futboll, sepse do të ishte një arsye më shumë për të “vrarë” lojën , siç ka treguar edhe përvoja shqiptare. Kampionët e Skënderbeut, që frikësohen aq shumë nga politika imponuese në rezultate, shtirren sikur nuk kanë marrë dhurata nga njerëzit e politikës. Harruan se batuta e tyre “ nuk fitohet me tribunën vip” mund tw përballet denjësisht me një batute të “vjetër” : Tymi i purove të ecë para, se karvani shkon pas”.