Champions League; goli I Suarez më I bukuri, Gnabri lojtari I javës

Me fillimin e Ligës së Kampioneve, UEFA bën edhe vlerësimet në fund të cdo jave të këtij kompeticioni duke përzgjedhur golin më të bukur dhe lojtarin më të mirë të javës. Përsa I përket golit, cmimi I UEFA për javën e dytë iu dha oikërisht atij të shënuar nga Luis Suarez në ndeshjen mes Barcelonës dhe Interit, bëhet fjalë për golin e barazimit të uruguajanit që e shënoi me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës. Në podium së bashku me Suarez për golin e javës ishin edhe ata të Zijec dhe Kimih.

Përsa I përket lojtarit më të mirë të javës së dytë të Ligës së Kampioneve, nuk ka asnjë pikë dyshimi se ky cmim I shkoi Gnabrit të Bajernit të Mynihut dhe nuk ndodh shpesh që fituesi I këtij cmimi të jetë kaq I dukshëm. Gnabri bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në sfidën me Tottenhamin teksa shënoi 4 gola në gjysmë ore në fitoren 7-2 të bavarezëve në Londër. Për më tepër, Gnabri mori notën 10 edhe nga e përditshmja ‘L’Equipe’ dhe kjo është dicka shumë e rrallë për këtë të përditshme që e ka dhënë këtë notë përt vetëm 10 lojtarë në të gjithë historinë.

Sfidanti.al